Ambasadorët gjerman dhe francez: Pezullimi i liberalizimit të vizave nuk është duke u diskutuar
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, dhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot kanë dhënë një intervistë të përbashkët në Rubikon të Klan Kosovës.
Në pyetjen e moderatorit nëse po diskutohet për mundësinë e pezullimit të liberalizimit, dy ambasadorët e konfirmuan se nuk është duke u diskutuar një hap i tillë në kuadër të masave të BE-së kundër Kosovës.
“Për mua jo” – deklaroi z. Rohde.
“Nuk është duke u diskutuar” – deklaroi z. Guerot.