Ambasadori francez në Kosovë tregon si po e kursen ambasada rrymën - NACIONALE

Ambasadori francez në Kosovë tregon si po e kursen ambasada rrymën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, ka treguar për masat që ka ndërmarr stafit e ambasadës franceze në Prishtinë për të kursyer energjinë elektrike.

Ai ka bërë me dije se një nder masat e para ka qenë bërja e dritave me senzor, të cilat nuk ndizen nëse nuk është dikush aty.

Në një video që e ka shpërndarë Ministria e Ekonomisë, diplomati francez ka treguar se këto masa kanë ndikuar që konsumi i energjisë të ulet për 5 për qind.

Në ambasadë kemi krijuar një grup për të mbledhur të gjitha idetë për reduktimin e konsumit tonë. Përpjekjet tona tashmë po japin rezultat: nga rezultati deri në dhjetor, konsumi ynë është ulur për 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak edhe pse jemi më shumë persona në ambasadë dhe kemi blerë një makinë elektrike franceze”, ka thënë ambasadori francez.

Lajme të ngjashme