Ambasadori evropian: Të punojmë, t’i rregullojmë raportet mes Kosovës dhe BE-së edhe më mirë
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog ka kërkuar më shumë punë për t’i rregulluar më mirë raportet mes Kosovës dhe bllokut.
Këto deklarata, ai i ka bërë sot gjatë festës së nëntë majit, që njihet si dita e Evropës.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem me ju këtu sot për të festuar 9 Majin, Ditën e Evropës e gjithashtu jam i lumtur që e përfaqësojë BE-në dhe për të gjithë ambasadorët që gjenden këtu edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Gjithashtu më pëlqej shumë që të shoh të gjitha këto stade të bukura edhe për zyrën e BE-së dhe EULEX-in të gjitha që ndodhin brenda një vendi. Mendoj se sot është dita të festojmë edhe pas kësaj dite të relaksohem dhe që nga nesër të punojmë dhe t’i rregullojmë edhe më mirë të gjitha raportet mes Kosovës dhe BE-së.” – ka thënë ai, sipas “EO”.
Vlen të përmendet se kjo festë, e gjen Kosovën nën masa nga BE-ja.
Masat janë vendosur para një viti, dhe të njëjtat mbesin në fuqi, derisa liderët kanë bërë thirrje të vazhdueshme për heqjen e tyre.