Ambasadori britanik: Jemi krenarë për rolin që kemi luajtur në përparimin e FSK-së
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se janë krenarë me përparimin e FSK-së.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se ka përgëzuar FSK-në në mbledhjen vjetore të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Këta, siç ka shtuar Hargreaves janë të përkushtuar në aspiratën e FSK-së për të ofruar siguri.
“Britania e Madhe është krenare për rolin që kemi luajtur në përparimin e FSK-së drejt të qenit e aftë, profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse. Dje e përgëzova FSK-në për mbledhjen vjetore të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë, të përkushtuar në aspiratën e FSK-së për të ofruar siguri në Kosovë dhe Evropë.” – ka thënë ai.