Ambasadori në Bruksel: Një propozim i Kosovës çuditërisht u refuzua - NACIONALE

Ambasadori në Bruksel: Një propozim i Kosovës çuditërisht u refuzua

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Kosovës në Bruksel dhe ish gazetari Agron Bajrami ka dhënë versionin e tij për atë që ngjau në takimin e gjatë mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel që u ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Bajrami është shprehur se në takimin urgjent, Kosova kishte propozuar që të pezullonte fazat e mëtejme të ndërrimit të targave, në këmbim që Serbia të prodhonte targa ilegale por edhe që BE-ja të niste procesin e bisedimeve bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

“Për çudi, kjo u refuzua!” – tha z. Bajrami në profilin e tij në Facebook.

Ndërkohë, mjaft i ashpër ishte Josep Borrell që tha se BE-ja kishte dhënë një propozim e të cilin e kishte pranuar Serbia por e kishte refuzuar Kosova.

Ai tha se do të informonte shtetet anëtare dhe partnerët e BE-së për sjelljen e palëve, e sidomos të Kosovës.

Në anën tjetër, edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka pasur fjalë të ashpra pas takimit me Kurtin në Bruksel. Ai është shprehur se "na prisnin netë pa gjumë" derisa tregonte se nuk ishte arritur marrëveshje.

Lajme të ngjashme