Ambasadori amerikan takon afaristin Devolli: Diskutuam edhe për situatën e Klan Kosovës - NACIONALE

Ambasadori amerikan takon afaristin Devolli: Diskutuam edhe për situatën e Klan Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka takuar afaristin Shkëlqim Devolli ku kanë diskutuar edhe për çështjen e Klan Kosovën.

Ambasadori ka deklaruar se z. Devolli me kompaninë e tij janë një prej eksportuesve më të mëdhenj të produkteve kosovare për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E kishim një diskutim të mirë për një varg çështjesh – përfshirë edhe situatën e Klan Kosovës.” – është shprehur z. Hovenier në profilin e tij në Twitter.

Më tej, ambasadori ka deklaruar që “mediat e lira dhe të pavarura janë shtylla vitale për demokracinë.”

Kujtojmë që Klan Kosova është vënë nën shënjestër të sulmeve nga pushteti. ARBK-ja i ka pezulluar licencën këtij mediumi derisa ende lënda e saj është në shqyrtim.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme