Ambasadori amerikan: Marrëveshje e rëndësishme, SHBA do të ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin e obligimeve - NACIONALE

Ambasadori amerikan: Marrëveshje e rëndësishme, SHBA do të ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin e obligimeve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se marrëveshja e arritur mbrëmë mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme.

Hovenier në një shkrim në Twitter, ka thënë se Amerika do të ofrojë mbështetje të plotë në zbatimin e detyrimeve.

Është arritur marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit.” – ka shkruar ai.

Gjithashtu, Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Adrienne Watson, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë Veriore më 18 mars.

Në shkrimin e saj në Twitter, ajo ka thënë se SHBA mirëpret marrëveshjen mes dy shteteve.

Ajo ka bërë thirrje që palët të fillojnë zbatimin e detyrimeve sa më shpejt.

Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga ShBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur.” – ka shkruar Watson në Twitter.

Lajme të ngjashme