Ambasadori amerikan: Jemi të shqetësuar për ndalimin Jankoviqit në kufi nga Serbia - NACIONALE

Ambasadori amerikan: Jemi të shqetësuar për ndalimin Jankoviqit në kufi nga Serbia

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, ka folur për ndalimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës Dejan Jankoviq nga autoritetet serbe në pikat kufitare gjatë bllokimit të udhëtarëve kosovarë.

Hovenier ka thënë se është i shqetësuar me ndalimin e Jankoviqit.

Jam shumë i shqetësuar, veçanërisht për dikë që e njohim që disa vite, i cili ka ndihmuar shumë në integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës.” – ka thënë ai.

Tutje, ambasadori amerikan ka thënë se pajtohen me deklaratën e BE-së se Serbia ka shkelur marrëveshjen.

Ishte një deklaratë nga BE dje. Ne punojmë për të mbështetur BE-në në negociatat e dialogut..zotëri Stano e bëri shumë të qartë këtë dhe ne nuk kemi si të mos dakordohemi se si BE i sheh këto gjëra. SHBA kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog të implementohen plotësisht dhe ne vazhdojmë të punojmë së bashku”. – ka thënë ai.

Kujtojmë se gjatë bllokimit të djeshëm të kosovarëve në pikat kufitare të Serbisë, u ndaluan edhe pesë policë, ku katër prej tyre janë liruar ndërsa Jankoviq sipas autoriteteve kosovare është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme