Ambasadori Abbot flet për zgjedhjet në veri dhe kërkon të implementohet Marrëveshja e Ohrit
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka reaguar pas mbajtjes së zgjedhjeve komunale në katër komunat veriore, duke thënë se ato ishin të sigurta dhe pa incidente të mëdha teksa ka përmendur përsëri mungesën e partive serbe në zgjedhje.
“E mirëpres që zgjedhjet dje në komunat veriore u zhvilluan të sigurta dhe pa incidente të mëdha. Unë do të doja t’i bëj një nderim zyrtarëve zgjedhorë dhe Policisë që e bëri të mundur këtë. Më vjen keq për mungesën e pjesëmarrjes së partive politike serbe dhe zgjedhjen.” – ka shkruar ai.
Ai ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër, që sipas tij, është me interes të qytetarëve.
“Për serbët në procesin zgjedhor. Raportet për presion dhe kërcënime në raste të caktuara për të mos marrë pjesë janë thellësisht shqetësuese. Pres përparim në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër muajin e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të komunave veriore.” – ka shkruar tutje ai.
Ndryshe në zgjedhje morën pjesë 3.47 për qind e qytetarëve.
I welcome that the elections in the northern municipalities yesterday took place safely & without major incident. I would like to pay tribute to election officials & to 🇽🇰Police for making this possible. I regret the lack of participation of 🇽🇰Serb political parties & choice 1/2
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) April 24, 2023
