Ambasadorët Dugolli e Gjuriq bashkë në një takim në Amerikë
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli dhe ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq janë parë bashkë në një fotografi.
Dugolli dhe Gjurqi ishin pjesë e takimit të organizuar nga Zyra e BE-së në SHBA dhe se në takim morën pjesë edhe ambasadorë e vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Sipas fotografisë, Dugolli dhe Gjuqriq janë parë të renditur larg njëri-tjetrit.
Stavros Lambrinidis, ambasador i Bashkimit Evropian në SHBA, në Tëitter ka shkruar se diskutimi me ambasadorët ishte i shkëlqyer.
“Kënaqësi t’i pres në Rezidencën e BE-së kolegët e mi ambasadorë të Ballkanit Perëndimor nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia për një diskutim të shkëlqyer me Drejtoren Menaxhuese për Europën, Angelina Eichhorst, në Shërbimin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së të udhëhequr nga Josep Borrell, i cili është në vizitë të nivelit të lartë në DC.” – ka shkruar.
Ndërkohë, ambasadorit Dugolli ditë më parë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të raportit të tij të punës që nxitit reagime dhe i cili u publikua nga Nacionalja.
Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, është ankuar se këtë detyrë nuk e ka pranuar më dëshirë.
Në raportin vjetor që Dugolli ka dërguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovë, ai ka shkruar se për disa arsyeje nuk ka dashur ta pranojë këtë post.
“Këto ditë bëhet një vit që nga fillimi i detyrës si ambasador në SHBA. Me këtë rast po i ndaj disa reflektime të shpejta mbi punën e bërë gjatë kësaj periudhe si dhe mbi hapat e përbashkët në rrethanat aktuale. Besimi për të shërbyer në krye të misionit diplomatik në ShBA është detyrë të cilën nuk e kamë pranuar me dëshirë për një numër arsyesh, si objektive ashtu edhe personale”, thuhet në raportin e ambasadorit Dugolli.
Megjithatë, ai ka thënë se vazhdon ta konsideroj si privilegj këtë post.
“Përkundër faktit që shumë nga ato arsyeje vazhdojmë të shpërfaqim në baza ditore, kam bërë përpjekje që të këtë besim ta trajtoj si nder të veçantë dhe që me përkushtim maksimal të përmbushi gjithë çfarë është e mundur”, ka shkruar Dugolli.
Pleased to host at the EU Residence🇪🇺 my Western Balkan Ambassador colleagues from Albania, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, and Serbia for an excellent discussion with @eu_eeas Managing Director for Europe @aneichhorst, who’s on high level visit to DC. pic.twitter.com/JupKofEnY5
— Ambassador Stavros Lambrinidis 🇪🇺 (@EUAmbUS) February 7, 2023
