Ambasador Martin Berishaj tregohet edhe “primitiv”, lartësonte Kanunin e Lekë Dukagjinit - NACIONALE

Ambasador Martin Berishaj tregohet edhe “primitiv”, lartësonte Kanunin e Lekë Dukagjinit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, i cili po dyshohet për përfshirje në një afër financiare në Slloveni, në librat e tij ishte treguar edhe primitiv.

Në librin e tij "Zhbërja e kufirit etnik" (Botimet Toena: 2017), në faqen 113, ai lavdëron Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Aty ai kritikon klasën politike që nuk e kanë studiuar të drejtën zakonore, e cila parashihet në kanun.

Sipas tij, neni i parë i Kanunit të Lekë Dukagjinit do t`i ndihmonte politikanët edhe në procesin e negociatave me Serbinë.

"Po qe se klasa politike shqiptare do të kishte studiuar të drejtën zakonore shqiptare, do të përfillte nenin e parë të Kanunit të Lekë Dukagjinit (të kodifikuar nga Atë Shtjefën Gjeçovi), nuk do të ndodhte që sot, kisha serbe në Kosovë të thirret në eksterritorialitet të kishës ortodokse serbe, por tash edhe tokës kishtare (Metohisë!) brenda shtetit të Kosovës", thuhet në këtë libër.

Lajme të ngjashme