Ambasada e turke njofton për sasinë e ndihmave që janë nisur nga Kosova
Tërmeti me përmasa shkatërruese që ka tronditur Turqinë dhe Sirinë, ka mobilizuar disa aktivitete humanitare edhe në Kosovë.
Përveç ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që kanë arritur t’i shpëtojnë të gjallë tre persona, ndihma të ndryshme janë nisur edhe nga Kosova në drejtim të Turqisë.
Ambasada e Turqisë në Kosovë ka njoftuar për sasinë e ndihmave që janë nisur nga Kosova.
“3161 batanije, 30 gjeneratorë, 28 ngrohës, 666 pako me pelena, 31 jorganë, 2 krevate, 27 jastëkë, 51 kuti (416 kilogramë) me rroba dimërore”, njofton Ambasada e Turqisë.
Si pasojë e lëkundjeve të tokë të shkallës 7.8 raportohet se kanë vdekur rreth 37 mijë persona në Turqi dhe Siri.
