Ambasada e Italisë: Asociacioni nuk e minon Kushtetutën e Kosovës - NACIONALE

Ambasada e Italisë: Asociacioni nuk e minon Kushtetutën e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar për themelimin e Asocacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në postimin e tyre në Facebook, thuhet se Asociacioni nuk e kërcënon kushtetutën dhe sovranitetin e Kosovës.

Sipas tyre, me themelimin e Asocacionit, Kosova do të bëjë hap të rëndësishëm për të ardhmen e saj si shtet multietnik.

Plotësisht pajtohemi: Përkushtimi i Kosovës për të themeluar Ascocacionin e Komunave me shumicë serbe nuk minon kushtetutën ose kërcënon sovranitetin e saj. Në të kundërtën, me themelimin e Asocacionit, Kosova do të bëjë hap të rëndësishëm për të ardhmen esaj si shtet multietnik, i integruar në strukturat euro-atlantike”, shkruhet në postimin ambasadës në Facebook.

Lajme të ngjashme