Ambasada e Gjermanisë për urat në Mitrovicë: Kosova të përmbahet nga përshkallëzimi, Serbia ta sjell Radojiçiqin para drejtësisë - NACIONALE

Ambasada e Gjermanisë për urat në Mitrovicë: Kosova të përmbahet nga përshkallëzimi, Serbia ta sjell Radojiçiqin para drejtësisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Gjermanisë ka reaguar pas letrës së Petar Petkoviq në lidhje me vënien e gurëthemelit të dy urave, pranë lumit Ibër në Mitrovicë. Ambasada gjermane ka reaguar në dy drejtime. Së pari thotë se kënë marë në konsideratë letrën e tij, e se Kosova nuk duhet të vazhdoj me “veprime përshkallëzuese”, por duke ia bërë me dije edhe Serbisë, se para se të reagojnë për veprimet e Kosovës duhet ta “pastrojnë shtëpinë e vet”. Bëhet fjalë për vënien para drejtësisë për kryeorganizatorin e sulmit terrorist në Banjksë, Milan Radojiçiq, i cili është i lirë në Serbi.

Ambasada Gjermane ka marrë në konsideratë letrën e fundit të Petar Petkoviq në të cilën ai kërkon nga Bashkimi Evropian, shteteve të saj anëtare dhe palëve të tjera të interesuara që të ndalojnë atë që ai e përshkruan si “veprime përshkallëzuese të situatës nga Prishtina”, përkatësisht ndërtimin e planifikuar të dy urave shtesë mbi lumin Ibër në Mitrovicë”.

“Siç e kemi deklaruar vazhdimisht në përgjigjet tona ndaj pyetjeve të mëparshme të shtypit, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të përmbahet nga lëvizjet përshkallëzuese”, thuhet në njoftim.

Por, ambasada gjithashtu theksoi se thirrjet për ulje të tensionit duhet të vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjitha palët, duke vënë theksin e kritikës te Serbia.

Megjithatë, thirrjet për ulje të tensionit duhet të vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjitha palët. Sigurisht që nuk është Qeveria e Kosovës ajo që po dështon të zbatojë masa ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për sulmin e tmerrshëm në Banjska. Fakti që udhëheqësi i vetëshpallur i atij sulmi, serbi i Kosovës dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Radoiçiq, pranoi publikisht përgjegjësinë dhe megjithatë vazhdon të lëvizë lirshëm në territorin serb, minon thellësisht përpjekjet për të nxitur besimin dhe llogaridhënien në rajon”.

Ambasada këtë situatë e përshkroi edhe me një proverb gjerman.

Në gjermanisht themi, “Erstmal vor der eigenen Haustür kehren” – së pari pastro para derës tënde. I zhvendosur në situatën aktuale, kjo proverb na kujton se duhet të rregullosh shtëpinë tënde përpara se ta qortosh vazhdimisht Kosovën për vendimet e saj. Mosveprimi në ndjekjen penale të shkelësve të dhunshëm është po aq i keqardhur dhe kundërproduktiv sa çdo masë e pakoordinuar nga Prishtina”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Gjermanisë.

Lajme të ngjashme