Ambasada e Britanisë së Madhe krenare me intervenimin e FSK-së në Turqi
Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë është shprehur e kënaqur me guximin dhe aftësinë e ekipit të kërkim-shpëtimit të FSK-së.
Përmes një postimi në Facebook nga kjo ambasadë kanë shkruar se janë të kënaqur që FSK-ja po përdor pajisjet e tyre të dhuruara duke shpëtuar jetë në Turqi.
“Jemi të kënaqur të shohim pajisje të dhuruara britanike duke shpëtuar jetë në Turqi falë guximit dhe aftësisë së ekipit të kërkim-shpëtimit të FSK-së. Aftësitë e Kosovës dhe objektet e kërkimit dhe shpëtimit janë pasuri të mëdha për Kosovën dhe aleatët e tij, me të cilët jemi krenarë që jemi të lidhur” – thuhet në shkrimin e ambasadës.
Numri i të vdekurve nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqi dhe Siri ka kaluar mbi 25,000.
Sipas presidentit turk Recep Tayip Erdogan, vetëm në Turqi numri i viktimave ka shkuar në 21,848, ndërsa ka njoftuar edhe për 80,104 të lënduar.
Ndërkohë, sipas grupit të mbrojtjes civile Helmett e Bardha në Siri numri i përgjithshëm ka shkuar në 3,553, me 2,166 të vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët dhe 1,387 në pjesët e kontrolluara nga qeveria siriane.
