Ambasada Amerikane nderon kujtimin e rreshterit Afrim Bunjaku - NACIONALE

Ambasada Amerikane nderon kujtimin e rreshterit Afrim Bunjaku

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, iu bashkua sot udhëheqësve institucionalë të Kosovës dhe përfaqësuesve diplomatikë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku.

Bunjaku u vra dy vite më parë, gjatë sulmit terrorist në Banjskë, teksa ishte në krye të detyrës.

Ambasada Amerikane ka theksuar se sakrifica e tij mbetet dëshmi e përkushtimit të policëve të Kosovës për mbrojtjen e vendit dhe sigurinë e qytetarëve.

Lajme të ngjashme