Aliu shuan shpresat e banorëve të Dukagjinit për ndërtimin e autostradës, thotë se do të ketë vetëm zgjerim të rrugës - NACIONALE

Aliu shuan shpresat e banorëve të Dukagjinit për ndërtimin e autostradës, thotë se do të ketë vetëm zgjerim të rrugës

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i ka shuar shpresat e banorëve të Dukagjinit për ndërtimin e një autostrade.

I ftuar në Tëvë1, Aliu ka deklaruar se nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit, por vetëm zgjerim të rrugës.

Ministri Aliu ka potencuar se për këtë pjesë nuk mund të bëjnë më tepër se sa zgjerimi i rrugës.

Tash jemi duke punuar intensivisht, mungesat, problemet e vitit 2022, janë duke u rikuperuar, dhe besoj që kjo është situata. Nuk mund të bëjmë më tepër për pjesën e Dukagjinit, përpos që kemi filluar projektin e zgjerimit të rrugës nga Istogu, përpos që mund ta bëjmë rrugën e Pejës, që të punojmë për pjesën e Gjakovës…nuk do të ketë autostradë, do të ketë zgjerim të rrugës.” - theksoi Aliu.

Ndërtimi i autostradës së Dukagjini ka kohë që është përfolur. Fillimisht ishte projekt i nisur në kohën kur kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ishte kryeministër i vendit.

Lajme të ngjashme