Aliu kundër Kurtit për Luginën, kritikon Qeverinë që mori anë në zgjedhje: Gabim, patjetër duhet të përmirësohet
Qortues e kritik me fjalë relativisht peshuara ndaj vetë qeverisë në të cilën shërben ka qenë Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në lidhje me marrjen anë dhe mbështetjen e një formacioni politik të parapalëlqyer në Preshevës dhe Bujanoc nga Qeveria e Kosovës.
Si ka pesë-gjashtë ditë kur vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri fushatë për kandidatët që i ka të angazhuar edhe në qeverinë e tij si këshilltarë: Ardita Sinanin dhe Ragmi Mustafën.
“Kemi nevojë për politikanë jo thjesht që bëhen kryetar por për veprimtarë intelektual”, fliste Kurti në Gjilan në një tubim zgjedhor promovues për kandidatët të cilëve ua kishte dhënë ‘bekimin’ e tij për shqiptarisht-të-denjë.
Në tekst e nëntekst, Liburn Aliu ‘i mëshoi’ vetë idesë së marrjes anë me këtë apo atë parti politike.
“Ka qenë gabim, dhe duhet patjetër të përmirësohet kjo çështje; duhet të rregullohet, duhet të bëhet ç’mps që qytetarët e Preshevës ta ndjejnë Prishtinën njëjtë”, tha Liburn Aliu dje në një intervistë në RTK.
“Nga pozicioni i Prishtinës do të duhej të jemi mjaft të kujdesshëm karshi qytetarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.Për shkak se ata janë në një situatë mjaft delikate, të ndishme, ne po e shohim që vazhdimisht po bjen numri i tyre; dhe është i domosdoshëm uniteti partiak në mes të subjekteve politike në Preshevë, Medvegjë e Bujanov.. Kur vjen puna, ta zëmë, te zgjedhjet parlamentare ose te situata që e kemi në Bujanoc, është i domosdsoshëm uniteti i tyre”, tha Liburn Aliu.
Kurti nga Gjilani teksa promovonte kandidatët favorit të tij – dhe dërgonte mesazhe te qytetarët atje – e jepjte që me të ardhë në pushtet lokal partitë që i mbështeste do të ishte “mundësi unike” për bashkëpunim mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës.
“Me zgjedhjet që po afrohen në Luginë për pushtetin vendor kemi një mundësi unike për ta çuar përpara këtë bashkëpunim dhe mbështetje. Kemi mundësi për të ndërtuar projekte të reja që zhvillojnë ekonomikisht Luginën, që i rrisin mundësitë për të rinjtë”, thoshte Kurti.
Liburn Aliu foli krejt ndryshe. “Ta zëmë në situatën që e kemi në Bujanoc është e domosdoshme që të përcjellen mesazhe unifikuese. Dhe mbajtja e anës apo krahut të një subjekti politik të lë më pak hapësirë të përçosh mesazhin e njëjtë të unitetit te kto subjekte”.
“Pavarësisht prej dallimeve partiake që ata mund t’i kenë. Pra të gjitha këto subjekte, nëse dikur ka qenë ta zëmë, Shqiprim Arifi, i cili saherë ka shku kryeministri jonë në negociata dhe ka pas ballafaqim me Vuçiqin dhe deklarimet e tij shpesh e kanë dëmtu pozicionin e kryeministrit tonë ku është fol edhe për qytetarët e Preshevës. Pra, kjo tashmë nuk është: nuk e kemi më Shqipërimin por e kemi APN-në e cila në njëfarë mënyre është edhe e distancume nga deklarimet e tilla. Por, tash e tutje duhet të dërgohen mesazhe përbashkimi dhe jo të mbështetet një subjekt”, tha mes tjerash ai.
Ndryshe nga e mbarë Vetëvendosja, Liburn Aliu uroi edhe kandidatin e kampit të papëlqyer politik të tyre, i cili fitoi në zgjedhjet në Bujanoc.
“Urime për fitore znj. Ardita Sinani në Preshevë si dhe z. Arbër Pajaziti në Bujanoc. Me besim për angazhimin e te gjithëve për zhvillim ekonomik e shoqëror, si dhe për mbrojtjen, avancimin e të së drejtave të Shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, ka shkruar Aliu në Facebook.