Aliu flet për rrugët në Podujevë, Gjilan e Dollc - Gjakovë, nuk tregon se kur do të përfundohen - NACIONALE

Aliu flet për rrugët në Podujevë, Gjilan e Dollc - Gjakovë, nuk tregon se kur do të përfundohen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në Kuvendin e Kosovës ka folur për punimet që po bëhen në disa rrugë të vendit, duke thënë se rruga Prishtinë-Gjilan dhe Dollc-Gjakovë kanë probleme më së shumti.

“Problemet që kanë më së shumti vështirësi është rruga Prishtinë – Gjilan, dhe rruga Dollc – Gjakovë. Kur flasim për rrugën e Pejës, 240 milionë ka qenë i paraparë ndërtimi fillimisht dhe tash po ndërtohet me ritëm normal dhe ka me kushtu rreth 90 milionë”.

“Kur flasim për rrugën Dollc – Gjakovë dhe autostradën Prishtinë – Gjilan, janë dy rrugët që jemi marrë më së tepërmi. Por, ka probleme të përditshme sepse mënyra e kontraktimit dhe projektimit të tyre ka ndodhur në kohë fushatash, me probleme qoftë në projektim dhe të cilat vazhdojmë sot të kemi telashe. Progres ka më të ngadaltë, por ka progres” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka përmendur edhe disa projekte të tjera si dhe problemet që janë shkaktuar për ndërtimin e Urës së Badocit.

“Kemi hapur tenderin nga Bardhoshi deri në Lluzhan dhe deri në Podujevë me i realizu ato pjesët e objekteve. Prapë po shkojnë sipas trendit normal. Së shpejti do të asfaltohen të katër shiritat te rruga e Podujevës. Probleme ka të ndryshme tek ndërtimi i urave, ndër të tjera ka që vijnë nga ndërmarrje të tjera që vijnë nga KEDS-i apo ndërmarrje të tjera, që i kanë të vendosura shtyllat, që janë probleme brenda suazave normale”

“Edhe te Ura e Badocit, ka qenë urë me probleme në projektim që në fillim, që ka qenë problemi, mos të harrojmë që rruga e Badocit ka qenë rrugë që ka ndodhur befas, pra dëmtimi i saj ka ndodhur i befasishëm. Projekti është bërë, por me gabime. Është rishikuar projekti dhe tash po ecë me një trend mjaft të shpejtë dhe po kryhet sipas afateve të veta” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme