Ali Ahmeti për Sahit Jasharin: Burrë zakoni, patriot e atdhetarë i madh
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Jashari me rastin e vdekjes së komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari.
Ai e ka vlerësuar lartë kontributin e Sahit Jasharit në çlirimin e vendit.
Në profilin e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se ai ishte burrë i rrallë e patriot i madh.
“Një ndër të parët ndër ne, krah Adem e Hamzë Jasharit, bashkëluftëtar i denjë i lirisë, Sahit Jashari, sonte na la. I rrallë, burrë zakoni, patriot e atdhetarë, i guximshëm e vizionarë. Në mes të dhimbjes për familjarët e shumtë të rënë në altarin e lirisë, arriti ta përjeton pavarësinë e Kosovës tonë. Të qoftë i lehtë dheu i atdheut Sahit, po i ribashkohesh familjarëve dhe Ademit e Hamzës në pëjetësi. Ngushëllime vëllazërore familjes Jashari, bashkëluftëtarëve dhe gjithë kombit. Lavdi!”, ka shkruar Ahmeti.