Albulena Haxhiu për ftesën e LDK-së: Po tentohet injorimi i vullnetit të qytetarëve
Deputetja dhe kandidatja e mbetur në tentativë për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka komentuar ftesën e LDK-së për qeveri të tranzicionit.
Ajo ka thënë se LDK-ja po tenton ta injorojë vullnetin e qytetarëve.
“Për mua është e paqartë që ata nuk marrin pjesë për votim të fshehtë. Është e papranueshme të injorohet vullneti i qytetarëve. Ka tendencë që vullneti të injorohet, VV-ja është partia me mbështetjen më të madhe qytetare. Kurti është kandidati me më së shumti mbështetje. Kushdo që tenton të injorojë këtë vullnet, e ka gabim”, tha ajo.