Albulena Haxhiu bëhet pak unifikuese, kërkon të respektohet Memli Krasniqi - NACIONALE

Albulena Haxhiu bëhet pak unifikuese, kërkon të respektohet Memli Krasniqi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Figura që nga partitë opozitare po konsiderohet si jounifikuese që të bëhet kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që të respektohet kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, derisa ky po fliste para mediave.

Haxhiu e cila po kalonte në hollin e Kuvendit në ato momente, u pyet prej larg nga gazetarët nëse do të jetë kandidatë për kryeparlamentare edhe sot.

Këtu, ajo u përgjigj duke thënë “respektojeni z.Krasniqi”.

“Mirë e ka përndryshe, merrja këshillën” – tha më pas Krasniqi, transmeton Nacionale.

Ndërkohë, pas takimit me liderin e VV-së, Krasniqi para gazetarëve e bëri të qartë se qëndrimet e partisë që ai drejton vazhdojnë të jenë të njëjta.

“Pak më parë përfundova takimin me kryetarin e VV-së, deputetin Albin Kurti, me të cilin kemi shkëmby ide dhe diskutime sa i përket konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Qëndrimet janë ato që ju i dini, e kam thënë këtu para jush, ia thash edhe Kurtit përsëri, që për PDK-në është shumë me rëndësi që sa më shpejt të zhbllokohet kjo situatë, të konstituohet, e të hyret në afatet kushtetuese për zgjedhjen e Qeverisë së ardhshme” – tha fillimisht ai.

Lajme të ngjashme