Albin Kurti pas kërcënimeve serbe: Le të jem i qartë, Kosova do ta mbrojë veten
Pas kërcënimeve të papranueshme nga lidershipi politik i Serbisë, ka bërë një reagim tjetër por kësaj here edhe më të vendosur kryeministri Albin Kurti.
Me anë të një postimi në Twitter, ai ka thënë se Kosova është e gatshme ta mbrojë veten.
“Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë po ashtu kërcënuan me agresion ushtarak, duke bërë thirrje që ushtrua serbe të rikthehet në territorin tonë. Nuk duam konflikt, por dialog dhe paqe. Por le të jemi qartë: Republika e Kosovës do ta mbrojtë veten – me forcë dhe me vendosmëri.” – ka shkruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
The President and PM of Serbia have also threatened military aggression, calling for the Serbian army to return to our territory. We do not seek conflict, but dialogue and peace. But let me be clear: the Republic of Kosova will defend itself — forcefully and decisively.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 11, 2022
Ndërkohë, sot u shpreh përsëri presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq me anë të një postimi në Instagram.
Ai tha se “nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim” derisa paralajmëroi luftë “me të gjitha mjetet ligjore për paqen”.
Ai ka vazhduar postimin e tij në Twitter, me këto fjalë:
“Me çështjen e targave të zgjidhur dhe me zgjedhjet të shtyra, bandat kriminale në veri të Kosovës nuk kanë as pretekstin më të dobët për barrikadat dhe sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim me KFOR-in, ne po punojmë që të adresojmë situatën shpejt dhe paqësisht.”
With the license plates issue resolved and elections delayed, criminal gangs in the north of Kosova lack even the flimsiest pretext for barricades & violent attacks on Kosova Police. In cooperation with @NATO_KFOR, we are working to address the situation quickly & peacefully.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 11, 2022