Albin Kurti: Më vjen keq që s'po arrij t'i mbroj serbët e Kosovës nga kriminelët - NACIONALE

Albin Kurti: Më vjen keq që s'po arrij t'i mbroj serbët e Kosovës nga kriminelët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka mbajtur një fjalim të gjatë në Kuvend në lidhje me marrëveshjen e arritur dje në Bruksel.

Ai ka thënë se dialogu përveç në Bruksel, po zhvillohet edhe në Kosovë me serbët lokalë.

Por, Kurti shprehu keqardhje për mos mbrojtjen e serbëve, të cilëve po u digjen veturat pasi po i regjistrojnë veturat me targat RKS.

Sa i përket dialogut me serbët, dhjetë serbë të Kosovë që udhëheqin organizata të ndryshme i kam takuar dje. Por duhet ta kuptoni një gjë, nuk duan fotografi prej takimit. Nuk duan fotografi prej takimit. Por ndodh dialogu me serbët e Kosovës. Por unë nuk mund t’i mbrojë ende ata. Mua më vjen shumë keq që gjashtë vetura të serbëve janë djeg e unë s’kam arritur t’i mbrojë. Më vjen shumë keq” – theksoi Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Tutje, Kurti theksoi se në veri ka struktura kriminale që kallin veturat e serbëve që regjistrojnë ato me targa të Republikës së Kosovës.

Lajme të ngjashme