Albin “Kulti”, eskalojnë militantët e VV-së: Zbulojnë shtatore dhe thurin këngë për Kurtin - NACIONALE

Albin “Kulti”, eskalojnë militantët e VV-së: Zbulojnë shtatore dhe thurin këngë për Kurtin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Himnizimi i Albin Kurtit nga militantët e Lëvizjes Vetëvendosje-së nuk ka të ndalur. Në këto tri vitet e fundit, ata janë në garë të fortë se kush po e himnizon më shumë kryeministri e Kosovës. Veprimet e tyre janë parë si jo normale për një vend demokratik.

Gjatë këtyre viteve, militantë e partisë në pushtet e kanë shndërruar në një kult emrin dhe personalitetin e kryeministrit të Kosovës, duke e nderuar në mënyrat të pazakonta.

Kulmi i kësaj çoroditje është arritur sot, kur në fshatin Peran të Komunës së Podujevës është zbuar një përmendore për shefin e qeverisë.

Zbulimi i kësaj përmendore është bërë me një ceremoni, ku nuk ka munguar muzika, vallja dhe duartrokitje.

Përmendorja është vendosur dhe zbuluar nga një mërgimtar, i cilin jeton në Spanjë.

Në shenjë respekti ndaj Kurtit, ditë më parë, Albert Shabani nga Skenderaj, djalit të sapo lindur ia kishte venë emrin Albin.

Vitin e kaluar, një mërgimtar tjetër kishte vendosur që në trupin e tij ta gdhend imazhin e kryeministrit Albin Kurti.

Në krahun e majtë të mbushur me tatuazhe, Shiqeri Ramadani, 55-vjeçar nga Ferizaj, kishte vendosur edhe fytyrën e Albin Kurtit, me dorën e ngritur lartë.

Në një bisedë për gazetën Nacionale, ai kishte thënë se Kurti është dhuratë nga Zoti.

"Me ardhjen e kryeministrit tonë, Albin Kurti, dhe presidentes, Vjosa Osmani - që u bashkuan - kjo është dhuratë nga Zoti, që na i ka bërë bashkë këta njerëz, dhe sot jemi me një babë dhe me një nënë", kishte thënë ai.

Në këtë dalldisje, nuk ka munguar as thurja e këngëve për të parin e Qeverisë.

Këto ditë një person me emrin Sokola Gjoka ka nxjerr një këngë kushtuar kryeministrit, e cila titullohet “Albin Kurti, nderi i kombit”.

Analistët tallen me militantët e VV-së

Më këtë dalldisje të militantëve kanë filluar edhe talljet në shoqerinë kosovare.

Njohësit e rrethanave politike e kanë parë si shqetësuese këtë fenomen, duke e kritikuar ashpër atë.

Analisti Imer Mushkolja ka ironizuar me zbulimin e shtatore për kryeministrit, duke e quajtur ngjarje historike.

Ngjarje emocionuese, historike. Në Peran zbulohet shtatorja e Albin Kurtit. Urime Peran, urime Podujevë, urime Kosovë”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Edhe gazetari Vehbi Kajtazi është tallur me veprimin e një qytetari nga Podujeva.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ajo përmendore duhet të ndërtohet në Prishtinë, në bulevardin “Bill Clinton”.

Vendi i percaktuar per permendoren e liderit nuk eshte i duhuri. Duhet te vendoset ne vend te Bill Clintonit. Ajo e Billit duhet te rrenohet. Ne nuk kemi nevoje per Ameriken. E kemi Kurtin. Perndryshe, vetem Enver Hoxha ka pasur permendore per te gjalle te tij. Xhelali nderkohe duhet t'i arrestoje te gjitha sorrat. Nuk duhet lejuar glacitja vend e pa vend”, ka shkruar Kajtazi.

Ndërsa, gazetari Parim Olluri ka ironizuar pas deklaratave të dhëna nga Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se O’Brien nuk ka përmendore të veten, ndërsa kryeministri Kurti po.

O’Brien s'ka permendore te veten, Albini ka. Duhet me pase kujdes ky zoteriu se me kend po i shtine brinat”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme