Alban Hyseni me Liburn Aliun thonin se rruga Gjilan-Ferizaj po rehabilitohej: Kjo është gjendja sot
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me Ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu, zëdendësin e tij Hysen Durmishin e deputetin Luan Aliu, kishin inspektuar ‘ndryshimet e nevojshme’ të rrugës Gjilan-Kllokot në vitin 2023.
Rezultati me fotografi, datë 26.03.2025






Postimi i Alban Hysenit
Punimet në rrugën Gjilan-Bujanoc dhe rrugën Gjilan-Kllokot, i inspektuam bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, zëvendësministrin Hysen Durmishi, deputetin Luan Aliu dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku.
Me dinamikën me të cilën po ecë projekti i cili kap vlerën 3.2 milionë euro, në rrugën Gjilan-Bujanoc gjatë kësaj fundjave do të përfundojë asfaltimi i 2 korsive, për të vazhduar me 2 korsitë e mbetura, shtegun për këmbësorë, si dhe ndriçimin.
Në rrugën Gjilan-Kllokot janë aprovuar ndryshimet e nevojshme të projektit dhe kanë filluar punimet në rehabilitimin e disa segmenteve në këtë pjesë.
Po angazhohemi maksimalisht që këto dy projekte jetike për mirëqenien e qytetarëve tanë, të përfundojnë sa më shpejtë të jetë e mundur.