Alarmon Kurti: Forcat e Armatosura të Serbisë afër kufirit të Republikës së Kosovës - NACIONALE

Alarmon Kurti: Forcat e Armatosura të Serbisë afër kufirit të Republikës së Kosovës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pak para mesnatës ka shpërndarë një video në Facebook, të titulluat “Forcat e Armatosura të Serbisë afër kufirit të Republikës së Kosovës”.

Kurti në postimin e tij në Facebook, ka thënë se “jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal.”

E plotë:

Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”.

Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.

Jemi duke vëzhguar me kujdes se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal.

Lajme të ngjashme