Alarmon Imeraj: Ngastrat ku janë shtatoret e Sali Çekajt e Mentor Tolajt i janë bartur Manastirit të Deçanit - NACIONALE

Alarmon Imeraj: Ngastrat ku janë shtatoret e Sali Çekajt e Mentor Tolajt i janë bartur Manastirit të Deçanit

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Shkodran Imeraj, kryetar i Shoqatës së Historianëve të Deçanit, ka dhënë një deklaratë në lidhje me tokat e bartura në pronësi të Manastirit të Deçanit.

Sipas tij, edhe ngastrat ku janë të vendosura shtatoret e dëshmorëve Salih Çekaj e Mentor Tolaj i janë bartur Kishës.

“Mua më është konfirmuar dje (të mërkurën) nga zyrtarët e Komunës së Deçanit, ngastrat nq qendër të Komunës së Deçanit ku është shtatorja e Salih Çekut ka qenë pjesa e hotelit dhe ku është shtatorja e Mentor Tolajt, ka qenë pjesë e bibliotekës, aty një pjesë nuk është lejuar as të shtrohet pllaka. Dje i janë bartur në pronësi. Ne e kemi ngritur zërin në vazhdimësi, por tash të kthehemi në problemin e zbatueshmerisë së këtij problemi. Ky problem pos që është precedent për të gjitha kishat në Kosovë të periudhës së viteve 90-ta që janë ndërtuar, e hap edhe një problem...çka do të bëjmë me të gjitha pronat që i janë marrë Kishës Katolike dhe Bashkësisë Islame të Kosovës në periudhën e Jugosllavisë”, ka thënë Imeraj në “Konfront” të KTV-së.

Lajme të ngjashme