Alarmi për bombë në Kuvend i rremë, kryeprokurori Gashi: Kërcënuesi foli anglisht me theks të shteteve jomike - NACIONALE

Alarmi për bombë në Kuvend i rremë, kryeprokurori Gashi: Kërcënuesi foli anglisht me theks të shteteve jomike

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka bërë me dije se alarmi për bombë në Kuvend ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

Duke dhënë detaje për rastin, ai ka thënë se kërcënimi është bërë nga një person mashkull, i cili ka folur në gjuhen angleze.

Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se kërcënuesi ka folur një akcent të shteteve jo mike.

Policia e Kosovës ka pranuar një njoftim nga zyrtarë të lartë të Kuvendit për një kërcënim me bombë. Gjitha njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm”, ka thënë Gashi, duke dhënë detaje tjera.

Deri më tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket, sa i përket rezultateve. Patjetër se hetimet do të vazhdojmë sa i përket prejardhjes së kërcënimit, apo më mirë të themi, thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim, i cili ka qenë me zë mashkulli, në gjuhën angleze, me një aksent që ne mendojmë që është i shteteve jo mike. Për momentin janë të gjithë këto informacione”, ka thënë Gashi.

Çka ndodhi sot?

Pak minuta para së të fillonte përpjekja e 42-të e deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovë, një zyrtare e Kuvendi kishte marrë një mesazh kërcënues për bombë në Kuvend.

Derisa deputetët po hynin në sallë, policia njoftoi deputetët dhe gazetarët që ishin në ndërtesën e Kuvendit që në mënyrë urgjente të largoheshin nga ndërtesa e Kuvendit.

Më pas, Policia e Kosovës e ka konfirmuar kërcënimin me bombë në Kuvendit e Kosovës.

Përmes një reagimi, policia ka treguar se kërcënimi ka ardhur në orët e paradites përmes një mesazhi telefonik.

“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më tej, policia ka treguar në lidhje me rastin ka njoftuar edhe prokurorinë.

“Policia e Kosovës ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Tentativa e 42-të e deputetëve për konstituimin e Kuvendit do të mbahet sot në ora 20:00.

Lajme të ngjashme