Alarm i rrejshëm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
Policia e Kosovës është njoftuar për një bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Përmes një njoftimi PK, ka bërë të ditur se pas kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes duke ftuar edhe akterët e tjerë relevant dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të menaxhuar me situatën, përfshirë këtu edhe evakuimin e personelit dhe personave të tjerë prezent në perimetrin përreth. Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme.” - thuhet në njoftim.
