Al Jazeera: ShBA e zëvendëson Kasanofin me Hyland, ish-zv/ambasadoren amerikane në Kosovë
Sot ka qenë dita e fundit e punës për zëvendësndihmës sekretarin amerikan, Alexander Kasanof, ku sipas “Al Jazeera Balkans”, ai do të zëvendësohet në këtë pozitë nga Colleen Hyland.
Sipas gazetarit të mediumit, Ivica Puljiq, ShBA pritet ta zëvendësojë diplomatin kryesor për Ballkanin Perëndimor.
Nuk dihet ende nëse kjo është një zgjidhje e përkohshme, ka thënë ai mes tjerash.
Hyland raportohet se është një diplomate me përvojë, e cila ka punuar në misionet e ShBA-së në Baghdad, Kabul dhe Prishtinë, ku ka qenë zëvendësambasadore nga viti 2016 deri në vitin 2019.
Ajo flet gjuhën shqipe dhe ka eksperiencë në luftën kundër korrupsionit.