Akuzat e Gërvallës ndaj Prokurorisë, Gjini: Blerim Isufaj rrezikon të bëhet hero - NACIONALE

Akuzat e Gërvallës ndaj Prokurorisë, Gjini: Blerim Isufaj rrezikon të bëhet hero

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka komentuar akuzat e zëvendëskryeministres në detyrë, Donika Gërvalla, ndaj prokurorisë pas intervistimit të Faton Pecit si i dyshuar për një rast korruptiv.

Ai ka vlerësuar se akuzat e Gërvallës ndaj kryeprokurorit të rokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, janë të ulëta.

Në emisionin “Debat Plus”, ai ka deklaruar se zyrtarë e pushtetit do të turpërohen nga reagimet e tyre.

“Me dalë zëvendëskryeministrja e parë edhe me thënë, aksioni i Blerim Isufajt kundër Faton Pecit, edhe me vazhdu. Mos lexoni ma tutje, ju lutem. Prokuroria është institucion, nuk është një njeri. Edhe në këto raste, Blerim Isfuaj rrezikon më u bë hero, e këtyre do t'u vijë marre. Blerim Isufaj të vetmen gjë që e rrezikon është me u bë hero i Kosovës. E krejt këta njerëz, nuk do të jetë larg dita kur do t'u vijë turp…”, ka thënë Gjini në Debat Plus.

Lajme të ngjashme