"Aktivitet madhështor": GUXO organizon tubim me struktura dhe përkrahës - NACIONALE

"Aktivitet madhështor": GUXO organizon tubim me struktura dhe përkrahës

2 javë më parë

nga NACIONALE

Partia GUXO ka ftuar të gjithë anëtarët dhe përkrahësit e tyre në një tubim.

Tubimi sipas njoftimit do të mbahët në Hotel Emerald nga ora 17:30.

Për këtë tubim, thirrje ka bërë edhe deputeti e njëri nga të parët e kësaj partie, Haxhi Avdyli.

Tubimi nga GUXO është quajtur madhështor.

"Shihemi sot në 17.30, në Hotel Emerald.#GUXO në bashkëbisedim me ju për bashkëudhëtimin tonë të ardhshëm politik." - ka shkruar ai në Facebook.

Edhe kryetari i kësaj partie, Faton Peci ka bërë thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim.

Lajme të ngjashme