Aktivisti i VV-së në Zvicër jep dorëheqje, akuzon "disa profiterë" se po shkelin edhe nëpër kufoma - NACIONALE

Aktivisti i VV-së në Zvicër jep dorëheqje, akuzon "disa profiterë" se po shkelin edhe nëpër kufoma

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nderim Ibrahimi, aktivist i Vetëvendosjes në Zvicër, nuk do të jetë më aktivist i kësaj partie shkaku i pakënaqësisë me “strukturat e tanishme”.

Me anë të një shkrimi në Facebook ai ka njoftuar që më parë ishte dorëhequr edhe nga pozita e Kryetarit të Pikës si dhe nga kryesia e Qendrës së VV-së në Zvicër.

Ai thotë se tash e tutje do të mbetet “vetëm si simpatizant”.

Kjo për arsye se siç thotë nuk dëshiron të jetë “në mesin e disa profiterëve të cilët çdo ditë e më shumë po dëshmojnë se të njëjtit janë në gjendje të shkelin edhe nëpër kufoma, vetëm e vetëm për t’i arritur qëllimet e veta dhe për t’i plotësuar egot e tyre të sëmura.”

Ibrahimi ka deklaruar se megjithatë do të vazhdojë të jetë përkrahës i kryeministrit Albin Kurti.

“Nuk mund të dal nga parimet e mia, prandaj edhe po largohem duke shpresuar që një ditë të ndryshojnë gjërat në kahje pozitive...” – u shpreh z. Ibrahimi.

Ai ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i VV-së që të ndërrojë qasje ndërsa ka etiketuar edhe Dejona Mihalin e Valon Hotin.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme