Aktivisti i shoqërisë civile 'shastis' popullin, thotë që nisi ardhja e faturave: Na erdhi 700 euro në IKD
Drejtori i institutit IKD, Ehat Miftaraj, ka paralajmëruar se tashmë KEDS ka nisur të shpërndajë edhe faturat e reja të energjisë elektrike.
Populli kishte mbetur i shastisur në muajin dhjetor kur kishte parë faturat e tyre për atë muaj. Sidomos ata që kishin kaluar konsumin prej 800MWh.
Por, duket se njësoj do të jetë edhe këtë muaj.
Miftaraj thotë se fatura për muajin janar i ka ardhur 700 euro në IKD.
“Qeveria e shpresës sa ishte në opozitë e shajke e mallkojke privatizimin e KEDS.” – tha z. Miftaraj në profilin e tij në Facebook.
Po ashtu, aktivisti i shoqërisë civile ka përmendur edhe fjalime të mëparshme të Albin Kurtit si opozitar për këtë çështje e që bien ndesh me realitetin që po ndodh nën pushtetin e tij.