Aktivisti: Shpresoj që Amerika na ndihmon, përkundër udhëheqësve “budallë”
Aktivisti i Partisë Social-Demokrate, Azdren Shala, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me zhvillimet e fundit dramatike nga Brukseli ku u njoftuam për dështim të bisedimeve, dhe ku faji kryesor po i bie Kosovës.
“Po shpresoj shumë që Amerika mos me braktis parimin që u ndihmon popujve, edhe përkundër udhëheqësve budallë që mund t’i kenë popujt.” – ka thënë z. Shala në profilin e tij në Facebook që është edhe anëtar kryesie i partisë së tij.
Nuk besohet që ShBA-të ta kenë një parim të tillë, por në anën tjetër dihet se BE-ja e ka qortuar ashpër Kosovën duke u shprehur edhe se do të informonte partnerët e saj dhe shtetet anëtare në lidhje me sjelljen e palëve, e sidomos të Kosovës.
Reagimet ndërkohë nuk pushojnë pas këtyre zhvillimeve nga të gjitha anët, derisa kanë mbetur vetëm edhe më pak se shtatë orë deri në nisjen e fazës së gjobave për qytetarët serbë me targa ilegale.
