Aktivisti i PSD-së: Kurtit nuk i duhen deputetë që mendojnë, por numra - NACIONALE

Aktivisti i PSD-së: Kurtit nuk i duhen deputetë që mendojnë, por numra

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i PSD-së, Azdren Shala, ka komentuar paraqitje e rrallë të deputetit të VV-së, Vendenis Lahu, në foltoren e Kuvendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, zyrtari i PSD-së ka thënë se kryeministrit Albin Kurti nuk duhen deputetë që mendojnë.

Sipas tij, Kurtit i duhen vetëm numra.

Albinit nuk i duhet deputet qe flasin e mendojne. Atij i duhen vec numra qe ia mundesojne me qene autokrat. Prandaj, edhe ky deputet qe kurre nuk e keni pare, ka qene aty. E ka kryer misionin e njejte sikur me ata qe kane bere zhurme deri me sot. Keshtu qe ky eshte sikur gjithe te tjeret, qe nuk kane bere asgje, vetem kane ecur ne tufe qashtu qysh iu ka grah Albini", ka shkruar Shala.

Në seancës e djeshme të Kuvendit, ku debatohej për dialogun me Serbinë, deputetit të VV-së, Vendenis Lahu, ka marrë fjalën.

Kjo i ka habitur shumë njerëz, pasi që më herët nuk e kishin parë në foltore të Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjashme