Aktakuza ndaj ministres Hajdari, Bajrami: U befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës Albin Kurti - NACIONALE

Aktakuza ndaj ministres Hajdari, Bajrami: U befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës Albin Kurti

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj ministres Rozeta Hajdari për çështjen e rezervave shtetërore.

Derisa e ka publikuar vendimin për blerjen e rezervave shtetërore të nënshkruar nga kryeministri, ajo është befasuar që pjesë e kësaj aktakuze nuk është edhe kryeministri Albin Kurti.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka treguar se Kurti ka marrë vendim për këtë çështje dhe shumë çështje tjera.

“Albini ka marrë vendim me ba blerje sekrete të miellit e vajit, Albini ka leju me u nënshkru mbi 3000 tenderë sekret, në vlerë prej 240 milionë euro, Albini ka leju mafinë energjetike dhe rreth 800 milionë euro import të rrymës, andaj edhe unë dhe gjithë ata që e duan këtë Republikë kemi probleme me Albin Kurtin! U befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme