Aksioni i Policisë te ish-udhëheqësit e NPB-së: PSD-ja del në konferencë për media
Aksioni i Policisë në shtëpinë e Dren Kukajt, ish-kryesues i Ndërmarrjes Publike Banesore, ka nxitur reagimin e PSD-së.
Kjo e fundit në një reagim për media, ka bërë të ditur se do të flasin në një konferencë për media.
Aksionin e Policisë e kanë quajtur përndjekje nga Policia.
Në konferencë do të flasë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
“Sot, në ora 13:00, PSD do të mbajë konferencë për media në zyrën e saj qendrore (rr.Bajram Kelmendi, Nr.68), ku do të shpalosim dëshmi të përndjekjes së policisë ndaj ish-aksionarëve të NPB-së nga rradhët e PSD-së. Në konferencë flet kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj.”, thuhet në njoftim.