Aksionar në biznes, shtëpi, lokal: Sveçla, milioneri i Qeverisë Kurti - NACIONALE

Aksionar në biznes, shtëpi, lokal: Sveçla, milioneri i Qeverisë Kurti

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Veç një shtëpi e një lokal që i ka në pronësi të përbashkët, e bëjnë milioner ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas asaj që ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2024, Sveçla ka një shtëpi të trashëguar nga prindi në vlerë 600 mijë eurove.

Ai e ka edhe një lokal të trashëguar nga prindi po ashtu, në vlerë të 650 mijë eurove.

Sveçla ka deklaruar se është aksionar 100 për qind në biznesin “Dhomi”, dhe 50 për qind me bashkëshorten e tij, në “Dental Advanced Services, Dhomi”, i cili kap vlerën e 100 mijë euro.

Para të gatshme, Sveçla ka deklaruar 762 euro kursime në një bankë në Kosovë, dhe mbi një mijë e 500 në një tjetër.

Ai ka deklaruar kursime rreth 6 mijë e 700 euro në pronë të bashkëshortes.

Ministri i Punëve të Brendshme, ka deklaruar se merr pagë vjetore 16 mijë e 600 uro, ndërsa meditje, gjatë vitit 2023 ka marrë rreth dy mijë e 280 euro.

Bashkëshortja e Sveçlës, merr pagë vjetore nga UBT rreth 19 mijë euro, 7 mijë euro të tjera si pagë nga “Domi L.L.C”, para nga qiraja rreth 12 mijë euro, derisa pagë të fëmijëve, Sveçla ka deklaruar një mijë e 900 euro.

Lajme të ngjashme