Aksion i Policisë në filialet e Bankës së Kursimeve në veri
Një aksion i Policisë së Kosovës po zhvillohet në pjesën veriore të Kosovës.
Jozyrtarisht po raportohet se Njësitet e Policisë së Kosovës aksionin po e zhvillojnë në disa institucione.
Mediumi serb KosovoOnline ka publikuar edhe disa pamje nga aksioni.
Raportohet se është bastisur edhe ndërtesa e Administratës së Thesarit në Mitrovicën e Veriut.
Jozyrtarisht bëhet e ditur edhe për disa lëvizje të tjera të veturave të Njësive Speciale në veri.
Koha raporton se Zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka thënë se aksioni është mbajtur nën dyshimin që disa biznese po zhvillojnë veprimtari të kundërligjshme.
Nuk dihet nëse aksioni ndërlidhet edhe me çështjen e dinarit.
Më 12 maj ishte planifikuar të përfundonte periudha tranzitore për dinarin që ishte ofruar nga Banka Qendrore e Kosovës.
“Pas 11 majit, vjen 12 maji”, ishte përgjigjur në fillim Kurti.
“Sikurse për këto zgjedhjet në veri në katër komunat me 21 prill, edhe për dinarin e kemi BQK-në, më lartë se nesh dhe para nesh. Ka pasur përpjekje të vazhdueshme që të më vendosin në pozitë ku unë vendosi edhe për BQK-në, për vendimet e tyre. Kjo ndodh në shtete diktatoriale. Ne jemi shtet demokratik. Guvernatori i BQK-së është votuar në të njëjtën sallë ku jam votuar edhe unë. Ai nuk më raporton mua. Ai i raporton Kuvendit”, tha kryeministri.