Aksidentohen nëntë vetura në Çagllavicë, policia jep detaje - NACIONALE

Aksidentohen nëntë vetura në Çagllavicë, policia jep detaje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku mes nëntë veturave ka ndodhur në Çagllavicë të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

Ahmeti ka treguar se tri prej veturave të përfshira në aksident kanë qenë në lëvizje, e gjashtë të parkuara.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete ( tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut.” - ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme