Aksidenti tragjik në Greqi, presidentja Osmani shpreh ngushëllime - NACIONALE

Aksidenti tragjik në Greqi, presidentja Osmani shpreh ngushëllime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik që ndodhi në Greqi.

Të paktën 30 persona kanë vdekur atje si pasojë e një aksidenti mes dy trenash.

“Zemrat tona janë me njerëzit e Greqisë në vijim të aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetës”.

“Ne i shtrijmë ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe dëshirojmë një shërim të shpejtë për të dëmtuarit”, ka shkruar Osmani.

Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur 32 persona, ndërsa të paktën 85 janë plagosur.

Lajme të ngjashme