Aksidenti në Mazgit: Vdes një grua dhe lëndohen 4 persona
Një grua ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në hyrje të Autostradës Ibrahim Rugova në hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosovë, të shtunën.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
Në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy vetura.
“Më datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 në Autostradën Ibrahim Rugova në hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosovë është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se një person (femer) ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Te involvuara në këtë aksident janë dy automjete. Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor të PK-së dhe është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalë po ashtu në vendngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer nga kompetentet.” – ka thënë Hoxha.
