Aksident në Gjakovë, digjet një veturë - lëndohen pesë persona
Pesë persona janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se në aksident janë përfshirë dy vetura ku njëra është djegur tërësisht.
Elezaj ka brë të ditur se aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Bujar Roka” dhe “Ymer Pula”.
“Rreth orës 18:00 është raportuar aksident trafiku në kryqëzimin e rrugëve “Bujar Roka” dhe “Ymer Pula” në Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete. Për pasojë njëra nga veturat është djegur në tërësi (zjarrëfikësit kanë lokalizuar zjarrin). Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale lëndime kanë pësuar pesë persona. Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.” - ka deklaraur Elezaj.
