Aksident mes tri veturave në rrugën Podujevë – Prishtinë
Një aksident në mes tri veturave ka ndodhur para pak minutash.
Aksidenti del të ketë ndodhur në magjistralen Podujevë – Prishtinë, saktësisht në vendin e quajtur “Qershiat e Llapashticës”.
Indeks online ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes dhe sipas tyre nga ky aksident ka edhe të lënduar.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës rreth rastit, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
