Aksident mes trenit dhe një veture në Fushë Kosovë, katër persona të lënduar
Gazeta Nacionale ka raportuar pak më herët për një aksident mes një veture dhe një treni në Fushë Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur se nga ky aksident të lënduar kanë mbetur katër persona, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Hoxha ka bërë të ditur se treni ka qenë duke qarkulluar në drejtimin Prishtinë – Pejë.
“Rreth orës 16:50 është raportuar lidhur me një aksident në Fushë Kosovë, në rr. Fehmi Lladrovci, ku janë përfshirë; treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë dhe një automjet. Sipas informacioneve fillestare katër persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore, është njoftuar emergjenca, përderisa njësitet kompetente policore janë duke u marr me rastin. Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në rrugë, në veçanti nga drejtuesit e automjeteve që gjatë drejtimit të automjeteve të jenë vigjilent, të respektojnë shenjat e trafikut dhe kujdes të shtuar të paraqesin nëpër udhëkryqe dhe aty ku kalojnë hekurudhat.” – thuhet në përgjigje.
