Aksident i rëndë mes dy veturave në Gjakovë
Një aksident trafiku ka ndodhur në Gjakovë, saktësisht në fshatin Ponoshec.
Lexuesit e Gazetës Nacionale kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.
Në pamje gjithashtu shihet se njëra nga veturat ka përfunduar jashtë rrugës.
Ende nuk dihet se a ka persona të lënduar.
Gazeta Nacionale ka kontaktuar edhe me drejtorin rajonale të Policisë në Gjakovë, mirëpo ende nuk kanë kthyer përgjigje.
