ARBK ia heq licencën e biznesit kompanisë serbe MTS d.o.o. - NACIONALE

ARBK ia heq licencën e biznesit kompanisë serbe MTS d.o.o.

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kështu ka bërë të ditur “Telekom Serbia” duke thënë se shkak i heqjes së licës është se “një anëtar i menaxhmentit të kompanisë ka pasaportë të lëshuar nga Republika e Serbisë”.

Radio Evropa e Lirë ka njoftuar se kompania MTS d.o.o. është kompani simotër e operatorit shtetëror të telekomunikacionit të Serbisë, “Telekom Serbia", që është themeluar më 2015 në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, që Kosova dhe Serbia arritën në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve.

REL ka njoftuar se ka siguruar disa dokumente nga ministria kompetente, ku thuhet se MTS d.o.o. është regjistruar në Mitrovicë të Veriut si operues në sistemin serb, gjegjësisht në adresë “Mitrovica e Kosovës, Republika e Serbisë”.

Kjo kompani ka degë edhe në vendbanime të tjera serbe në Kosovë: Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Shërpcë dhe Ranillug.

Ndërsa nga “Telekom Serbia” kanë theksuar se vendimin për heqjen e licencës së biznesit nuk mund të zbatohet sepse është “faktikisht dhe juridikisht është i pabazuar dhe në kundërshtim me parimet, standardet evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare”.

“‘Telekom Serbia’ do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve në Kosovë dhe Metohi që përdorin shërbimet e kompanisë dhe të më shumë se 250 punonjësve.” - u tha në njoftim.

Kujtojmë se, ditë më parë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës publikoi një listë të disa kompanive, me adresa të kontestuara në dokumentet e regjistrimit, të cilave tha se do t’u hiqet leja e punës.

Lajme të ngjashme