Aishe Haklaj 12 orë në SPAK, avokat Beqiri: U fut me syze dhe shami që të mos njihej - NACIONALE

Aishe Haklaj 12 orë në SPAK, avokat Beqiri: U fut me syze dhe shami që të mos njihej

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri ka dhënë për Report Tv detajenë lidhje me dëshminë e Aishe Haklajt në SPAK. Avokati tha se pas dëshmisë prej 12 orësh, Aishe Haklaj tha se ka besim tek drejtësia. “Ka diçka serioze këtë radhë. Kam besim tek drejtësia më tha’- tha Beqiri.

Beqiri tha se për arsye sigurie u kërkua që gazetarët të mos ishin në dijeni, por gjithsesi u zbulua. Beqiri tha se ajo hyri me syzë dhe shami, ndërsa shtoi se në shtëpi u ruajt nga forcat e sigurisë.

U fut me shami dhe e maskuar nuk donte media! SPAK kishte marrë masa që ta shoqëronte ku do të rrinte dhe deri sa të ikte. Ishte një organizmin i përsosur edhe shtëpinë ku ka qëndruar mbrëmë është ruajtur.’- ka thënë Avokati.

Kujtojmë se jo rralëherë është lakuar publikisht emri i Sali Berishës në lidhje me këtë rast.

Lajme të ngjashme